Indonezi, muslimanët dynden nëpër xhami për faljen e namazit të Bajramit

Muslimanët që jetojnë në zonën Pidie në Banda Aceh, kryeqytetin e rajonit Aceh të Indonezisë, mbushën xhamitë për namazin e Kurban Bajramit, raporton Anadolu.

Muslimanët u mblodhën në xhaminë në Pidie dhe së bashku përjetuan gëzimin e namazit të Bajramit.

Gëzimit të muslimanëve në namazin e Bajramit iu bashkua edhe ekipi i Fondacionit të Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV) i cili ndodhet në vend për shpërndarjen e kurbaneve që të do priten në kuadër të organizimit për kurbaneve.

Për shkak të intensitetit disa muslimanë e falën namazin në oborr.