Forcat e sigurisë në Indi kanë shkatërruar shtëpitë e disa aktivistëve muslimanë që ngriten zërin pas komenteve nënçmuese për Profetin Muhamed (a.s).
Pronarëve të pronave në Uttar Pradesh iu tha që të lironin shtëpitë e tyre paraprakisht.
Muslimanët kanë protestuar pas komenteve anti-islamike të bëra nga dy anëtarë kryesorë të partisë BJP-së në pushtet.
Policia ka arrestuar më shumë se 300 persona në lidhje me trazirat.
Ofendimet u bënë nga zëdhënësja e BJP Nupur Sharma gjatë një debati televiziv në maj dhe çuan në protesta të mëdha në disa shtete.
Kryeministri i shtetit Uttar Pradesh, Yogi Adityanath, më pas urdhëroi prishjen e çdo objekti dhe shtëpie të njerëzve të akuzuar për përfshirje në trazirat atje javën e kaluar, tha zëdhënësi i shtetit të BJP.
Një shtëpi e shkatërruar ishte ajo e një politikani të quajtur Javed Ahmed, tha gazeta e njohur në gjuhën angleze Hindustan Times. Vajza e tij studente, Afreen Fatima, është një aktiviste e shquar e të drejtave myslimane.
Në shtet u shkatërruan edhe pronat e dy personave të tjerë të akuzuar për gjuajtje me gurë pas namazit të xhumasë.
Kritikët thonë se komentet e zonjës Sharma dhe z. Jindal pasqyrojnë polarizimin e thellë fetar që vendi ka qenë dëshmitar gjatë viteve të fundit.
Gjuha e urrejtjes dhe sulmet kundër muslimanëve janë rritur ndjeshëm që kur BJP erdhi në pushtet në 2014. /mesazhi