Ballina Sport India nuk i lëshon vizat për përfaqësuesit kosovar, Donjeta Sadiku nuk merr...

India nuk i lëshon vizat për përfaqësuesit kosovar, Donjeta Sadiku nuk merr pjesë në Botëror

Përfundimisht, Kombëtarja e femrave të Kosovës në boks nuk është pajisur me viza.

Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj kanë pasur që të udhëtojnë drejt Indisë për Kampionatin Botëror të boksit.

Megjithatë, gjyqtari ndërkombëtar i boksit, Latif Demoolli ka konfirmuar për IndeksOnline se Kosova nuk është pajisur me viza për të marrë pjesë në këtë kompeticion.

”Jo, jo, përfundimisht, Ministria e Jashtme e Indisë nuk lejoi që përfaqësuesit tanë t’i marrin vizat”, tha Demolli.

Lajmin, më pas e konfirmoi edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

”Ambasada e Indisë në Sofje i ka refuzuar vizat për përfaqësuesit kosovar”.

”Por, nuk është e vërtetë ajo që mediat serbe kanë shkruar se sportistët tanë kanë aplikuar me pasaporta serbe, pasi që ata kanë aplikuar me pasaporta kosovare dhe shqiptare”.

”E keqja është se sportistët nga Shqipëria me pasaporta shqiptare marrin vizat, por jo edhe sportistët kosovarë me pasaporta të Shqipërisë, andaj presim që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të marrë masa”, konfirmoi Hasani për IndeksOnline.

Donjeta Sadiku prej një viti është duke u përgatitur për këtë botëror, që është gara më e rëndësishme dhe që vlen për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Sadiku bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli, është dashur të nisen dje drejt New Delhit.

Exit mobile version