India anulon pasaportën e dijetarit Zakir Naik

Qeveria e Indisë ka anuluar pasaportën e dijetarit indian Zakir Naik i cili njihet për fjalimet e tij kundër terrorizmit dhe dhunës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Ministria e Jashtme e Indisë thuhet se pasaporta e dijetarit Naik është shpallur e pavlefshme.

Sipas njoftimit, anulimi i pasaportës së Naik është kërkuar disa ditë më parë nga Agjencia Nacionale Indiane për Investigime (NIA).

“Zyra Lokale e Pasaportave ka anuluar pasaportën e Indisë të Dr. Zakir Abdul Karim Naik me vendbanim në Mumbai, në përputhje me Aktin 1967 për Pasaportat”, thuhet më tej në njoftim.

Në deklaratë po ashtu thuhet se Naik është dashur të japë deklaratë për autoritetet më 13 korrik para anulimit të pasaportës lidhur me atë se pse nuk duhet t’i anulohet pasaporta, porse 51 vjeçari Naik nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas një lajmi të gazetës “Times of India” më 14 maj, NIA në muajin maj kishte kërkuar nga Interpoli të lëshojë fletarrest të kuq për Naik.

Në lajmin lidhur me Naik, për të cilin dihet se nuk ka mbështetur dhunën madje as në mënyrë verbale, theksohej se akuzohet për financim të terrorit dhe larje parash.

Burimet e inteligjencës kishin pretenduar se Naik fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe ose Arabi Saudite, apo se vazhdimisht udhëton mes Malejzisë dhe Indonezisë.

Naik, ekspert i historisë së religjioneve dhe fushën e religjiont komparativ, njihet për fjalimet e tij kundër terrorit dhe dhunës. Naik është nxënës i dijetarit dhe aktivistit të famshëm të Afrikës Jugore, Ahmet Didat, i cili ndërroi jetë në vitin 2005.

Naik ndiqet botërisht me konferencat dhe ligjëratat që transmetohen përmes kanalit të tij televiziv “Peace TV” dhe platforma të tjera.

Si rezultat i hetimeve dhjetëmujore ndaj Naik, NIA ka ndaluar Fondacionin për Studime Islame të themeluar nga Naik dhe kanalin televiziv të saj, duke konfiskuar po ashtu 37 pronave të fondacionit dhe partnerëve të saj.

Gjykata e NIA-s në Mumbai e cila merret me hetimin dhe posedon kompetenca speciale, kishte nxjerrë urdhër arresti pa kusht për Zakir Naik, me arsyetimin se “do të arratiset dhe nuk do të dalë vullnetarisht para agjencisë dhe gjykatës”.