Indi, një person humb jetën pas ngecjes në pajisjen për rezonancë magnetike

Një person në Indi ka humbur jetën si pasojë e ngecjes në pajisjen MRI (Rezonancë magnetike) gjatë kohës kur kishte shkuar për vizitë te një i afërm në spital, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendase, 32 vjeçari Rajesh Maru me vendbanim në Mumbai, shkoi në spital për të vizituar një të afërm të tij.

Ai për t’i ndihmuar të afërmit për të kryer kontrollet rutinore, hyri në dhomën e MRI me tubin e oksigjenit.

Maru, me tubin e oksigjenit në duar, u tërhoq nga forcat magnetike të MR-së, ngeci në brendi të pajisjes dhe humbi jetën aty.

Pretendohet se edhe përkundër kundërshtimit të Maru-s, tekniku ka kërkuar nga i riu të hyjë brenda me tubin e oksigjenit duke thënë se “Pajisja MRI nuk punon, nuk ndodh gjë”.

Policia e cila ka hapur hetim për rastin ka arrestuar 2 persona mes të cilëve bënte pjesë dhe tekniku i MRI-së.

Poashtu edhe drejtoria e spitalit në të cilin ndodhi ngjarja njoftoi se ka nisur hetime lidhur me rastin.

Hyrja me sende metalike në dhomat ku gjenden pajisjet MRI është mjaft e rrezikshme për shkak të fuqisë së lartë magnetike që posedojnë ato.