Policia e Indisë ka njoftuar se të paktën një mi në verilindje të Indisë është futur në bankomat përmes një vrime në pjesën e pasme dhe ka filluar të grimcojë paratë. Deri në momentet kur u gjet, miu kishte “ngrënë” para në vlerë rreth 16.500 euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mugdha Jyoti Mahanta, kapiten i policisë në qytetin Tinsuki, tha se kur përgjegjësit e shërbimit teknik kishin ardhur më 11 qershor të rregullojnë bankomatin e prishur të Bankës Shtetërore të Indisë, brenda tij gjetën një mi të ngordhur dhe rreth 1,3 milion rupi (rreth 16.500 euro) të grimcuara. Miu ishte futur në bankomat përmes një vrime të vogël të kabllove.
Banka të premten tha se kanë kërkuar kryerjen e hetimeve.