Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rënies në lum të një autobusi me pasagjerë në provincën Rajasthan, në perëndim të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari qeveritar K.L. Katara njoftoi se në aksidentin që ndodhi në rajonin Sawai Madhopur, 375 kilometra në jug të kryeqytetit të Indisë, New Delhi, sipas vlerësimeve të para të paktën 32 persona e kanë humbur jetën ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.
Autobusi ka rënë në lum përderisa shoferi me shpejtësi përpiqej të tejkalonte një automjet tjetër.
Ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në autobus i cili udhëtonte për në qytetin Lalsot. Ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në rajon.