Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indi, 5 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe goditjes së rrufesë...

Indi, 5 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe goditjes së rrufesë në Xhamu dhe Kashmir

Shirat e dendur në rajonin Xhamu dhe Kashmir të administruar nga India shkaktuan rrëshqitje dheu dhe goditje nga rrufetë, raporton Anadolu.

Sipas deklaratave të autoriteteve, raportimet fillestare tregojnë se nga rrëshqitjet e dheut në rajonin e Rambanit, humbën jetën 3 persona, mes tyre 2 fëmijë, ndërsa mbi 100 persona u evakuuan për arsye sigurie pas incidentit.

Ndërkaq në rajonin Arnas si pasojë e goditjes së rrufesë humbën jetën dy persona ndërsa u plagos një tjetër.

Disa rrugë janë mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Exit mobile version