Shirat monsun që kapluan disa pjesë të shtetit jugor indian Tamil Nadu, kanë marrë jetën e 12 personave, ndërsa mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë duke u strehuar në kampet për ndihmë, njoftuan të shtunën nga Qeveria e Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkollat në Chennai, kryeqyteti i shtetit Tamil Nadu, dhe qytetet e tjera bregdetare janë mbyllur për shkak të paralajmërimit për shi të rrëmbyeshëm gjatë kësaj fundjave.
Në njoftimin e qeverisë theksohet se mbi 10.000 persona janë vendosur në 105 kampe shtetërore për ndihmë, meqë shiu e rrëmbyeshëm që ka rënë të enjten dhe të premten ka shkaktuar përmbytje në Chennai.
Sezoni i shirave monsun filloi më 27 tetor dhe pritet të vazhdojë deri në fillim të dhjetorit. Thuajse 74 për qind e shirave të pritshme gjatë tërë sezonit tashmë ka rënë në javën e parë, theksohet nga Enti Meteorologjik i Indisë.
Mbi 10.000 peshkatarë të shtunën kanë mbetur në porte, sepse deti ishte shumë i trazuar me dallgët që arrinin deri disa metra.
Autoritetet indiane të premten shpërndanë pako me ushqim, veshmbathje, batanije për të prekurit nga përmbytjet.