Mbreti i Arabisë Saudite, Mbreti Selman, u përpoq të bënte një “hyrje madhështore” gjatë vizitës së tij të parë në Moskë, por nuk përpjekja e tij nuk shkoi edhe aq mirë.
Pasi avioni i Mbretit Salman u ul, Sauditët hapën një shkallë lëvizëse të artë – në vend të shkallëve të zakonshme. Mbreti Salman hyri në shkallët lëvizëse në mënyrë madhështore, por disa sekonda më pas, shkallët u bllokuan.
Salman qëndroi në vend për gati 30 sekonda, i pasigurtë se çfarë duhej të bënte përpara se të kalone në tokë.
Mbreti dhe delegacioni i tij qëndruan në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putinin mbi marrëveshjet dhe investimet e përbashkëta miliarda dollarëshe.
Kjo është hera e parë që një Monark saudit viziton Rusinë në një udhëtim shtetëror.
Edhe në muajin mars, gjatë vizitës së tij në Japoni, Salman solli dy shkallë lëvizëse të arta dhe 100 limuzina. /MESAZHI/
[fbvideo link=”