Immobile tejet i lumtur me ‘Këpucën e Artë’: Ëndrra ime u bë realitet

Ciro Immobile është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me suksesin e tij në futbollin evropian.

Immobile e ka mbyllur sezonin me 36 gola të shënuara me fanellën e Lazio, me golin e fundit që realizoi mbrëmë kundër Napoli.

36 gola kanë mjaftuar që sulmuesi italian të fitojë garën për ‘Këpucën e Artë’, duke lënë prapa Robert Lewandowskin që kishte shënuar 34 gola.

Pas këtij suksesi, Immobile është shprehur tejet i lumtur duke thënë se ëndrra e tij është bërë realitet.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar me atë që kam arritur, sidomos kur shoh prapa nga ku kam filluar dhe çfarë kam kaluar”, ka thënë Immobile, transmeton lajmi.net.

“Nëse vërtet beson në veten, nganjëherë ëndrrat bëhen realitet. Unë mund vetëm të falënderoj trajnerit, shokët e skuadrës dhe ju siguroj se këto rekorde janë të skuadrës”, ka shtuar italiani mes tjerash.

Immobile dhe skuadra e tij ishin në garë për titullin në Serie A, por në periudhën pas pauzës së Covid-19 ata humbën ritmin për të përfunduar në pozitën e katërt në tabelë.