Ballina Artikuj Imazhi i burimit të vlerave është shumë i shenjtë.

Imazhi i burimit të vlerave është shumë i shenjtë.

Mr. Jasir Krasniqi

E kundërta:

Shkelja apo keqpërdorimi i imazhit të “burimit të vlerave” nga vetë bartësit, protagonistët apo shpjeguesit e këtyre vlerave, përbën një mëkat të madh dhe të rëndë.

Porosia:

Le të lidhemi më fort me vetë “burimin e vlerave” dhe të përfitojmë prej tij. T’i respektojmë bartësit, protagonistët dhe shpjeguesit e vlerave për aq kohë sa ata nuk e shkelin apo cënojnë imazhin e “burimit të vlerave”.

Por nëse ata e shkelin atë, atëherë le të heqim dorë nga “dega” dhe t’i përmbahemi “rrënjës”, sepse rrënja është gjithmonë më e rëndësishme se çdo gjethe që mund të thahet.

Ruani gjuhën tuaj, veten dhe familjet tuaja – dhe mos lejoni që luhatjet e njerëzve t’ju lëkundin besimin në vlera.

Burimi është i pastër. Nëse ndokush e turbullon ujin, mos e fajësoni burimin – por kërkoni gjithnjë ujë të kthjellët.

Hoxhë Jasir Krasniqi

Exit mobile version