Imazhet e skifterëve në fluturim, fluturave në dritare dhe zogjve në shtegtim kanë qenë ndër imazhet sunduese në konkursin “Fotografitë e Zogjve të vitit 2024”.
Konkursi në edicionin e tij të nëntë, ekspozon bukurinë e zogjve duke vënë në pah dhe kërcënimet me të cilat përballen.
Fotografja kanadeze Patricia Homonylo fitoi çmimin e madh me një imazh shkatërrues që tregon më shumë se 4000 zogj që u vranë pas përplasjeve me dritare ose sipërfaqe reflektuese në Toronto.
Një studim i publikuar në Gusht vlerësoi se më shumë se një miliard zogj vdesin në SHBA çdo vit për shkak të përplasjeve në dritare. Patricia Homonylo është një fotoreportere synimi i së cilës është që të mbajë zogjtë e sigurt nga përplasjet në dritare që iu sjellin vdekjen. Së bashku me ekipin e saj ajo vendosi në formë rrethi 4000 zogjtë e ngordhur.
“Ne e krijuam këtë shfaqje me ndikim për të nderuar jetët e humbura dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik. Shpresoj që njerëzit të jenë të tronditur nga ajo që shohin dhe të nxiten të veprojnë duke përdorur xhama të sigurt për zogjtë dhe duke mbështetur organizata si FLAP,” tha fotoreporterja.
Për një zog, një sipërfaqe reflektuese mund të duket si një vazhdim i peizazhit, dhe si rezultat shumë fluturojnë drejt e në dritare me shpejtësi të plotë. Masat paraprake të tilla si aplikimi i shënuesve vizualë si ngjitëse mund të ndihmojnë në parandalimin e përplasjeve.
“Rritja e ndërgjegjësimit për ata që janë atje në majat e pemëve është gjysma e betejës për t’i bërë njerëzit të kujdesen për natyrën,” tha për CNN kreu i Fotografit të vitit të Zogut, Will Nicholls.
Fotografë nga e gjithë bota morën pjesë në më shumë se 23,000 imazhe në konkurs, duke konkurruar në tetë kategori të ndryshme.