Imami i xhamisë në Vrellë gjen një foshnje të braktisur mbi veturën e tij (Foto)

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjetur një foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e hoxhës, pranë xhamisë.

Rastin e ka konfirmuar vetë imami i xhamisë, Arben Dreshaj, i cili tha se sot, pas faljes së namazit të sabahut, rreth orës 05:15, kur ka dalë nga xhamia e ka gjetur foshnjën e braktisur.

“Sot,pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë,kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit,e gjeta një paketë mbi kerrin(veturen)tim. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije(qebe). Pastaj menjeher i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë, ka ardhë një veturë e policisë,bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën. Allahu na ruajt nga dënimi i dhimbshëm që mund të na kaploj edhe neve si shoqëri per shkak të gjynaheve që po perhapen në shoqërinë tonë. E lusim Allahun që ky rast të na vetëdijeson që ti kthehemi rrugës së Zotit dhe të na e përmirësojë gjendjen tonë, tha Imami Dreshaj.

Dreshaj tha se aktualisht fëmija është në përkujdesje shëndetësore, kurse policia po merret me rastin.