Imamët dhe Fuad Ramiqi në gjykatë, thonë se janë të pafajshëm

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore kundër Fuad Ramiqit dhe të vjetërve të akuzuar për veprën penale terrorizëm, raporton Koha Ditore.

Bashkë me Fuad Ramiqin akuzohen edhe Bedri Robaj, Mazllam Mazllami, Enis Goga dhe Idriz Bilibani.

Kundër Bilibanit dhe Robajt rëndon aktakuza nxitje për kryerjen e veprave terroriste. Mazllam Mazllami e Eenes Goga akuzohen për është nxitja e urrejtjes dhe përçarjes, mos durimit kombëtar, racor e etnik.

Fuad Ramiqi akuzohet për thirrje për rezistencë.

Pas leximit të akuzës të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm./Mesazhi/