Ballina Artikuj Imam Jusuf el-Karadavi, jeta dhe vepra

Imam Jusuf el-Karadavi, jeta dhe vepra

Imam Jusuf el-Karadavi, jeta dhe vepra. Allahu e mëshiroftë.

——
Emri: Jusuf Abdullah.
Mbiemri: Al-Karadaui.
Lindja: 9/9/1926 Egjipt.

Disa nga anëtarësimet dhe kryesimet e tij:

• Anëtar i Bordit të Qendrës për Studime Islame në Oksford.
• Anëtar i Bordit të Organizatës së Thirrjes Islame në Afrikë.
• Anëtar i Bordit të Dijetarëve të Mëdhenj të Al-Azhar. “ dha dorëheqjen si reagim ndaj grushtit të shtetit kundër legjitimitetit..!
• Anëtar i Akademisë së Kërkimeve Islame në Egjipt. “dha dorëheqjen gjithashtu..!”
• Anëtar i Akademisë së Fikhut Islam të Lidhjes Botërore Myslimane në Mekke Al-Mukarramah.
• Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Sheriatit të Bankës Islamike të Katarit.
• Kreu i Bordit Mbikëqyrës të Sheriatit të Bankës Islamike Faisal në Bahrein.
• Nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Sheriatit për Zekatin në Kuvajt.
• Anëtar i Bordit të Administrimit të Fondacionit Ndërkombëtar Al-Quds.
• Ish kryetari dhe themeluesi i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë.
• Kryetar i Këshillit Evropian për Fetva dhe Kërkime.
• Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Sheriatit në Bankën Al-Taqwa në Zvicër.
• Kryetar i Këshillit Shkencor Islamik të Kolegjit Evropian të Studimeve Islame në Francë.
Disa çmime të fituara.
• Çmimi i Bankës Islamike për Zhvillim në Ekonominë Islame për vitin 1990.
• Çmimi Ndërkombëtar i Mbretit Faisal.. në Studime Islame në vitin 1994.
• Çmimi i Dalluar i Kontributit Shkencor nga Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar Islam në Malajzi në 1996.
• Çmimi Sulltan Hassanal Bolkiah Sulltan i Bruneit në Jurisprudencën Islame në 1997.
• Çmimi Sultan Al Owais për Arritje Kulturore dhe Shkencore për vitin 1999 dhe çmime të tjera ndërkombëtare..!
Librat e tij:
Ai ka lënë 200 libra të botuar. Ai ka lënë një komplet të plotë veprash për t’u shtypur në 100 vëllime..!
Klasifikimi sipas tematikës.
• Boshti i besimit, sekteve dhe besimeve, rreth 15 libra.
• Fikhu i adhurimeve: (10 libra).
• Jurisprudenca e familjes dhe e shoqërisë: (5 libra).
• Jurisprudenca e Transaksioneve Financiare dhe Ekonomia Islame: (8 libra).
• Jurisprudenca Penale: (3 libra).
• Politika e Sheriatit: (16 libra).
• Jurisprudencë e përgjithshme: (5 libra).
• Usul el-Fikh: (8 libra).
• Botimet e Fetvave: (6 vëllime).
• Rreth jurisprudencës së moralit: (9 libra).
• Rreth Kur’anit Famëlartë, shkencat dhe interpretimi i tij: (9 libra).
• Rreth Sunetit të Profetit dhe shkencave të tij: (8 libra).
• Fikhu i thirrjes në islam: (26 libra).
• Aktivistëve në Islam: (10 libra).
• Rreth orientimit të rizgjimit islam: (12 libra).
• Në fushën e historisë: (11 libra).
• Në poezi, letërsi dhe dialog: (15 libra).
• Hutbet e xhumasë: (10 pjesë).
• Përmledhje e leksioneve: (33 mesazhe).
Punime shkencore rreth tij:
• 13 punime masteri.
• 8 doktoratura.
• 48 libra të ndryshëm rreth tij.
——-
Nga: Behar Kaceli

Exit mobile version