Ilir Meta, president i ri i Shqipërisë
Gjatë seancës së sotme të Parlamentit të Shqipërisë të thirrur për të zgjedhur presidentn e ri të vendit, Komisioni i ligjeve bëri verifikimet formale për Ilir Metën, sa i takon pastërtisë së figurës së tij dhe detyrimeve kushtetuese. Pas shqyrtimit të dosjes, komisioni votoi unanimisht kandidaturën e Metës, duke e cilësuar kreun aktual të Kuvendit një figurë në përputhje me bazën ligjore.
Më herët gjatë ditës., Komisionit të ligjeve i mbërriti letra me firmëtarët që propozuan Metën si kandidatin e vetëm për president. 23 emrat që e propozuan atë si kandidat për postin e kreut të shtetit ishin 17 deputetët e LSI-së dhe gjashtë deputetët e Partisë për Drejtësi, Intergrim dhe Unitet.
Në dokumentin e paraqitur në Kuvend, deputetët argumentuan edhe formalisht si nënshkrues të këtij dokumenti, kandidatin e dakordësuar midis dy forcave më të mëdha të koalicionit qeverisës një ditë më parë në grupet parlamentare përkatëse.
Pas zgjedhjes së Ilir Metës si president i Republikës, Lëvizja Socialistë për Integrim do të futet në një proces zgjedhor. Burimet kanë konfirmuar se Petrit Vasili do të mbajë detyrën e kryetarit të LSI-së. Aktualisht Vasili mban detyrën ë zëvendëskryetarit të kësaj force politike. Statusi i LSI-së përcakton se zgjedhja e kryetarit të kësaj force bëhet me një anëtar një votë.
Meta u votua me shumicën e votave të pozitës si president i ri i Shqipërisë. Nga 89 të pranishëm në sallë, pro votuan 87 dhe dy kundër. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, për zgjedhjen e presidentit të vendit mjaftojnë 71 vota.