Historiani dhe autori izraelit Ilan Pappe ka kritikuar ashpër qëndrimin e Europës ndaj situatës në Gaza, gjatë një konference të Rrjetit Evropiano-Palestinez në Kopenhagë.
“Jam i befasuar nga pozicioni i Europës,” tha Pappe. “Europa, që pretendon të jetë model civilizimi, po injoron gjenocidin më të transmetuar të kohës sonë.”
Ai shprehu shqetësim për mungesën e reagimit humanitar dhe solidaritetit ndaj palestinezëve, duke theksuar se flamujt ukrainas janë të dukshëm në kryeqytetin danez, ndërsa asnjë flamur palestinez nuk gjendet.
“Le ta themi hapur, nuk ka gjenocid ndaj ukrainasve, por ka ndaj palestinezëve,” tha Pappe, duke kritikuar atë që e cilëson si indiferencë dhe moskokëçarje të Europës ndaj vuajtjeve në Gaza.
Fjalët e tij kërkojnë reflektim mbi standardet e dyfishta dhe rolin e Europës si mbrojtëse e të drejtave të njeriut në konfliktet globale. /mesazhi