Ballina Jeta Shëndetësi Ilaçi popullor për shërimin e astmës, bronkitit dhe kollës

Ilaçi popullor për shërimin e astmës, bronkitit dhe kollës

Shumë njerëz kanë probleme të shumta me mushkëri, por më të shpeshtat janë astma, bronkit dhe llojet e ndryshme të kollës.

Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen nga infeksionet, por edhe me alergji dhe natyrisht me duhan. Në vijim ju paraqesim ilaçin e njohur popullor kundër këtyre problemeve, sidomos astmës, problemet me zemër dhe ato me mushkëri

Përbërësit:

Gjysmë kilogrami qepë të kuqe Gjysmë kilogrami sheqer 2 limona 1,5 litra ujë 7 lugë të mëdha mjaltë Përgatitja: Sheqerin e tretim ngadalë në enë të metaltë dhe e përziejmë, më pas shtojmë qepën e imtësuar, i ziejmë pak së bashku dhe ju shtojmë ujin.

Të vlojnë së bashku në temperature mesatare, derisa të mos avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lëmë të ftohet, shtojmë lëngun nga dy limona të shtrydhur dhe mjaltin dhe gjithçka përziejmë së bashku. E lëmë të qëndrojë e më pas largojmë copëzat e qepës dhe e vendosim nëpër shishe prej qelqi. Nevojitet ta hani nga një lugë të supës para secilës shujtë derisa sasia të shpenzohet. Sipas nevojës mund ta përgatitni këtë ilaç, derisa t’i shëroni mushkëritë. Fëmijët mund ta përdorin po ashtu, por luga të jetë e vogël.

Exit mobile version