Këto ilaçe, që përdoren nga miliona njerëz, janë lidhur me rrezik më të lartë nga puna e çrregulluar e zemrës, gjë që mund të sjellë deri te sulmi në tru.
Rritja e rrezikut nga zhvillimi i dridhjes atriale mundet të arrijë edhe deri në 84 për qind, pohojnë shkencëtarët holandezë.
Kjo gjendje, shkaktare udhëheqëse e sulmit të parë në tru, ndodh kur dhoma e epërme e zemrës e humb ritmin e duhur dhe rrahë më shpejtë se zakonisht, gjë që sjell deri te droçkat në gjak.
Njerëzit që vuajnë nga artriti (dhimbja e kockave), janë përdoruesit më të zakontë të këtyre ilaçeve kundër dhimbjeve, duke përfshirë edhe ilaçet josteroide kundër inflamacioneve, siç janë Diklofeni dhe Ibuprofeni, si dhe ilaçe të reja me emrin Koksibs.
Në studimin që ka zgjatur 13 vjet kanë marrë pjesë 8.423 njerëz. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ka qenë 68-vjeçar, ndërsa pak më shumë se gjysma kanë qenë femra.
Mendohet që këto ilaçe mund të kontribuojnë në problemet me ritmin e zemrës, sepse e rrisin shtypjen e gjakut për shkak të mbajtjes së lëngjeve.
“Rezultatet tona sugjerojnë që rreziku i rritur rritet shpejtë pas fillimit të trajtimit dhe se me kalimin e kohës mund të zhduket’, ka thënë Bruno Stricker, nga qendra miekësore ‘Erasmus’ në Roterdam.
Personat që e pinë ilaçet e tilla rrallë, për shembull si pasojë e dhimbjes së kokës, nuk kanë pse të të shqetësohen./Mesazhi/