Ballina Lajmet Kosovë IKSHPK: Uji në Liqenin e Badocit mund të përdoret për pije, normalizohen...

IKSHPK: Uji në Liqenin e Badocit mund të përdoret për pije, normalizohen vlerat e manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sipas në bazë të analizave në katër ditët e fundit vlerat e manganit në Liqenin e Badocit kanë zbritur dhe se uji mund të përdoret edhe për pije.

“Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije. IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes”, thuhet nga IKSHPK.

Exit mobile version