Ballina Lajmet Kosovë IKSHPK u drejtohet qytetarëve për Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit

IKSHPK u drejtohet qytetarëve për Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit

7 qershori shënonhet si Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit. Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në ushqime, sidomos kur jemi në prag të stinës së verës.

“Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim. Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në postimin e IKSHPK-së në “Facebook”, shkruan “Zeri.info”.

Instituti Kombëtar, përmes këtij postimi u ka bërë thirrje qytetarëve t’iu shmangen disa llojeve të ushqimeve.

“Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier. Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet”, këshillon IKSHPK.

Poashtu, Instituti Kombëtar, rekomandon që të lahen duart para përgatitjes së ushqimit, pas prekjes së mishit të freskët, peshkut, vezëve ose perimeve.

Exit mobile version