Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë këshilla për parandalimin e infektimit me linë e majmunit, pasi që të premten është konfirmuar rasti i parë me këtë virus në Kosovë.
IKShPK thotë se lija e majmunit mund të përhapet më lehtë kur ka kontakt të drejtpërdrejt mes njerëzve, veçanërisht gjatë marrëdhënieve seksuale.
Ndryshe, të premten një 30-vjeçar nga Prishtina u konfirmua si rasti i parë në Kosovë me linë e majmunit. Ai u infektua pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore.