IKSHPK demanton lajmin për dy raste të reja me koronavirus

Pas konferencës për media që u mbajt nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku u konfirmua edhe rasti i tretë i prekur me koronavirus, është raportuar edhe për dy raste të reja të identifikuara me këtë sëmundje.

Klan Kosova ka kontaktuar drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadanin, për të mësuar nëse është e vërtetë ajo që po raportohet dhe ky i fundit e ka demantuar një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë se janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus. Kjo është dezinformatë dhe lus mediat që t’i marrin për bazë vetëm konfirmimet nga organet kompetente. Numri total i personave të prekur nga kjo sëmundje deri më tani është tre – ashtu siç është konfirmuar në konferencën për media”.