IKSHPK bën thirrje: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disave, virusi është kudo dhe vret

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë apel që të respektohen masat mbrojtëse për Covid19.

IKSHPK, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, kjo pasi që ditëve të fundit dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19.

“Është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar dhe të bindni së paku një person t’i përmbahet rekomandimeve të Institutit Kombëtar”, thuhet mes tjerash në thirrjen e IKSHPK-së.

Shkrimi i plotë:

TË DASHUR QYTETARË!

MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!

KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!

KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!

JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!

VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!

JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!

VENDOSNI MASKAT!

NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

NE JU TREGUAM QE NËNTË MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLLË COVID-19 VETËM SË BASHKU!

MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!

ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TI PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!

Ju faleminderit për mirëkuptim!