Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po vazhdon t’i mbajë të informuar qytetarët rreth situatës së koronavirusit në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit të IKSHP-së në Kosovë nuk ka koronavirus, por po vazhdojnë të aplikohen masat preventive, shkruan lajmi.net.
Në një komunikatë të lëshuar para një ore IKSHP fton qytetarët të kenë kujdes nga infeksionet respiratorë dhe t’i lajnë duart sa më shpesh!
Më tutje, IKSHP ka njoftuar se po vazhdon kontrolli nëpër pikat kufitare të Kosovës duke publikuar fotografi nga pika kufitare në Han të Elezit.
“Në Kosovë nuk ka koronavirus. Mjek dhe polic bashkë në punë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e IKSHP-së që kanë ftuar të zbatohen rekomandimet e tyre për mbrojtje nga koronavirusi.