Autoritetet e burgut izraelit kanë vendosur që javën e ardhshme të lirojnë liderin palestinez, Sheikh Raed Salah, bën të ditur avokati i liderit palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i degës veriore të Lëvizjes Islame, e cila përfaqëson palestinezët brenda Izraelit, u burgos në muajin maj të vitit të kaluar nën akuzën për “nxitje të dhunës”. Avokati i tij, Omar Khamayseh, për AA konfirmoi se Salah pritet të lirohet më 17 janar të këtij vitit.
Sipas njoftimit të policisë, hetimet për dyshimet “aktivitete të paligjshme” për të akuzuarin Salah dhe Lëvizjes Islamike që ai drejton kanë përfunduar, ndërsa zbulimet kaluan tek prokurorët izraelitë.
Izraeli në vitin 2015 ndaloi degën veriore të Lëvizjes Islamike nën akuzën “nxitje të dhunës” kundër izraelitëve mes tensioneve të ngritura mbi xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit.
Lëvizja Islamike iu nënshtrua një hetimi për shkak të kundërshtimit të saj të zëshëm ndaj linjës së ashpër të vizitorëve hebrenjë në Al-Aksa, për të cilën grupi thotë se janë duke u përpjekur për të marrë në kontroll pozitën, e cila konsiderohet e shenjtë nga të dy anët, nga muslimanët dhe hebrenjtë.
Tensionet u rritën edhe më shumë në fund të vitit 2015 kur u ndalua hyrja në xhami për disa të rinj muslimanë dhe pas një rritjeje eksponenciale e numrit të vizitorëve hebrenjë, gjë e cila çoi në përleshje brenda kompleksit të xhamisë.
Sheikh Raed Salah ka lindur në vitin 1958 në qytetin verior të Izraelit, UMM al-Fahm. Ai studioi Ligjin Islam në Universitetin Hebron në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli.
Salah ushtroi detyrën si kryetar i bashkisë së Umm al-Fahm për tre mandate rresht, nga viti 1987 deri në vitin 2001. Ai ishte udhëheqës i degës veriore të Lëvizjes Islamike që nga viti 1996.