Ballina Jeta Shëndetësi Ikni nga deodoranët kancerogjen, ja si mund t’i bëni në shtëpi

Ikni nga deodoranët kancerogjen, ja si mund t’i bëni në shtëpi

Deodorantët e gatshëm janë një paketë plot me kimikate. Dhe ato i kemi kudo në fakt, por përqëndrimi i tyre në deodorant, është vërtet i frikshëm. Këto absorbohen nga lëkura jonë dhe futen direkt në qarkullimin e gjakut dhe gjendrat limfatike.

Jo vetëm kaq. Por kimikatet në deodorant mund të veprojnë si ‘crregullues të sistemit endokrin’ që do të thotë se këto kimikate ndërpresin funksionin normal të hormoneve dhe të sistemit riprodhues.

Parabens për shembull si methyl, ethyl, propyl, benzyl dhe butyl janë ndër më të zakonshmit që gjenden në deodorant. Këto janë të lidhura me rritjen e riskut për kancer të gjirit dhe rritjen e toksicitetit reproduktiv. Parabenët në vecanti mimimizojnë efektin e estrogjenit (lidhjen e estrogjenit me receptorët e qelizave).

Ato gjithashtu rrisin edhe shprehjen e gjeneve duke sjellë dhe rritje të qelizave të kancerit të gjirit. Sipas Philip Harvey Ph. D, nga Journal of Applied Toxicology, disa përbërës që janë prezentë në deodorantët e zakonshëm, absorbohen dhe grumbullohen në indet adipose (inde yndyrore) të trupit tonë. Ndër kimikatet më të rrezikshëm që gjenden në deodorant dhe që duhen evituar janë:

– Parabens (methyl, ethyl, propyl, benzyl, butyl), lidhen me kancerin në gji

– Komponentët e aluminit (aluminum chlorohydrate, aluminum zirconium       tetrachlorohydrex gly), lidhet me kancerin në gji

– Silic (kancer, alergji/ imunotoksicitet)

– Triclosan (irritim lëkure, dermatit, kancer)

– Talk (lidhet me kancerin)

– Propylene glycol (reaksionet alergjike, dëmtim veshkash dhe mëlcie)

– Steareth (lidhen me kancer)

– Fragrance (irritim lëkure, i dëmshëm për mjedis, alergji dhe toksicitet të organeve).

Si të bëjmë deodorant në shtëpi:

¾ e gotës me niseshte, cerek gote me sodë buke, 4-6 lugë gjelle vaj kokosi të pastër. Përziejmë sodën e bukës me niseshten fillimisht. Pastaj shtojmë vaj kokosi dhe I përziejmë mirë. Shtojmë vaj kokosi derisa të arrijmë në konsistencën që duam ne. Ruhet në një enë (ose përdorni deodorantët që janë harxhuar, në formë sapuni dhe derdhni këtë përzierje aty).

Marrë nga faqja në Facebook e nutricionistes – dietologes Diola Dosti-Baftiu

Exit mobile version