Iker Casillas pensionohet nga futbolli

Iker Casillas del në pension në moshën 39-vjeçare.

Portieri spanjoll ka njoftuar në rrjetet sociale se ka varur këpucën në gozhdës pas përfundimit të sezonit me Porto, pavarësisht se nuk ishte në gjendje të luante asnjë ndeshje për shkak të problemeve të zemrës që pësoi sezonin e kaluar.

”Gjëja e rëndësishme është rruga që ju udhëtoni dhe njerëzit që ju shoqërojnë, jo destinacioni që ju merr, sepse ai me punë dhe përpjekje, vjen vetëm dhe mendoj se mund të them, pa hezitim, se ka qenë rruga dhe destinacioni i ëndrrave”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton lajmi.net.

Portieri legjendar tërhiqet nga futbolli duke lënë gjurmë të mëdha, sidomos me ekipin e Real Madridit dhe kombëtaren e Spanjës.

Ai fitoi pothuajse çdo trofe të mundshëm, plotë 26, si në nivelin ekipor ashtu edhe ndërkombëtar, përfshirë Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës e shume trofe të tjerë individual si portieri më i mirë.