Fondacioni humanitar turk IHH ka hapur qendër rehabilitimi për fëmijët Rohingya në Bangladesh, bëhet e ditur të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga fondacioni IHH theksojnë se në të ardhmen planifikojnë hapjen edhe të katër qendrave të ngjashme për refugjatët në Bangladesh.
Pesë qendra në kampet e refugjatëve Balukhali, Jamtoli, Palongkhali, Bagguna dhe Ghumdhum në qytetin bregdetar Cox Bazaar, do të ofrojnë shërbime arsimore, shëndetësore, ushqimore dhe rehabilitimin e rreth 2000 fëmijëve.
Muslimanët Rohingya të Arakanit me vite janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, kurse nga 25 gushti i këtij viti ballafaqohen me një valë të re të dhunës në rajonin Arakan të Mianmarit.
Nën pretekstin e luftës kundër grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar të paktën 300 fshatra muslimane prej të cilave të paktën 620 mijë banorë u detyruan të ikin në Bangladesh.