Ballina Sport Futboll Ihenacho ia fiton Leicesterit kupën e “Community Shield”

Ihenacho ia fiton Leicesterit kupën e “Community Shield”

Zëvendësuesi Kelechi Ihenacho me shumë vetëbesim arriti ta konvertojë në gol penalltinë e fituar.

Të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Wembley”, Leicester City arriti të fitojë përballë Manchester Cityt në finalen e “Community Shield”.

Në këtë finale përballen fituesi i Premier Leagues dhe Kupës FA nga edicioni i kaluar. Premier Leaguen e fituan “qytetarët”, kurse Kupën FA, “dhelprat”.

Skuadrat po shkonin drejt penalltive, por Ihenacho, i cili hyri në lojë në minutën e 79, u pengua në zonë nga Nathan Ake një minutë para fundit të ballafaqimit. Ihenacho më pas ishte i pagabueshëm.

Jack Grealish, që është rekord në blerje për Cityn pasi e transferoi atë për 100 milionë funte, debutoi me fanellën e re duke u inkuadruar në lojë në minutën e 65. /koha

Exit mobile version