Iftar madhështor me 150 nxënës të Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”

Muhafizet e kësaj akademie, Hfz. Rineta dhe Hfz. Fatime Nitaj, organizuan një iftar madhështor me 150 nxënës të tyre në vatrën e diturisë – Medresenë “Alauddin”.
Organizimi filloi me lexim Kur’ani dhe iftari u hap me recitimin e duasë së iftarit nga nxënësit.
Fytyrat plot nur të nxënësve dukeshin qartë, të cilët me padurim kishin pritur këtë organizim për t’u takuar me njëri-tjetrin në një tubim islam, aty ku shpirti gjen qetësinë.
Një pjesë e fëmijëve ishin me agjërim të plotë, një pjesë me agjërim 3-4 orësh, ndërsa më të vegjlit nuk agjëronin, por ndanin kënaqësinë e të qenit pjesë e iftarit së bashku, të bashkuar nga një qëllim i madh.
Ëmbëlsia e këtij iftari u plotësua me faljen e namazit me xhemat me nxënësit e “Hifdh Kids”, një organizim që do të mbetet përherë në mendjet e tyre. /hifdhkids