iFixit zbërthen iPhone 16 Pro dhe Pro Max, më të lehtë për tu riparuar

Apple ka mbështjellur baterinë e iPhone 16 Pro në metal njëlloj si modelet iPhone 16, por iPhone 16 Pro Max nuk ka mbështjellësen metalike rreth bateritë.

Në fillim të javës sajti i mirënjohur i riparimit të pajisjeve elektronike iFixit vendosi të zbërthejë iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus për të demonstruar procesin e ri të heqjes së baterisë duke përdorur elektricitet për largimin e adezivit.

Tani iFixit është rikthyer me zbërthimin e iPhone 16 Pro dhe 16 Pro Max. Këto modele nuk kanë të njëjtin proces të thjeshtuar të heqjes së baterisë së iPhone 16 ku Apple përdor metodën tradicionale të adezivit.

Ende mbetet e lehtë për të hyrë në brendësi në telefonit edhe pse tani duhet ta bëni nga pjesa e pasme dhe jo ekrani i cili mund të dëmtohet në proces.

Apple ka mbështjellur baterinë e iPhone 16 Pro në metal njëlloj si modelet iPhone 16, por iPhone 16 Pro Max nuk ka mbështjellësen metalike rreth bateritë.

Skaneri LiDAR është më i aksessueshëm duke e bërë të lehtë riparimin dhe zëvendësimin e tij. Në modelet e kaluara gjendej nën qarkun e kamerës kryesor. Modulet e kamerës janë të njëjta.

Apple ka zhvendosur antenën mmWave për të krijuar më shumë hapësirë për butonin e ri të kamerës në modelet iPhone 16 Pro. iFixit thotë se sinjali mmWave mund të vuajë ende për shkak të kornizës së titanit tek iPhone 16 Pro dhe Pro Max.

Heqja e portës USB-C është thjeshtuar në mënyrë të ndjeshme edhe pse Apple nuk ofron pjesë për zëvendësimin e saj. Bordi logjik mund të hiqet po ashtu me lehtësi në këto modele.

Zbërthimi i iPhone 16 Pro zbuloi përdorimin e modemit Qualcomm SDX71M, një variant i SDX70M përdorur në iPhone 15 Pro. Kishte spekulime se telefonët e rinj do të përdornin modemin X75 por jo.

iFixit i dha iPhone 16 Pro notën 7 nga 10 për riparimin.