Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Idiotët e Miamit, që donin të sfidonin Uraganin (Foto)

Idiotët e Miamit, që donin të sfidonin Uraganin (Foto)

Banorët e Miamit dhe zona të tjera të Floridës së Jugut u paralajmëruan për rreziqet e Uraganit Irma për më shumë se një javë, por disa prej tyre vendosën gjithësesi të qëndrojnë.

Të dielën në mëngjes, një numër i atyre që injoruan urdhrat e detyrueshëm të evakuimit në zonën e tyre dolën jashtë nëpër rrugë, në pritje që të sfidonin Uraganin.

Idiotët e Miami Beach shpalosën të gjithë aftësinë e tyre për të mos bërë aspak përshtypje, teksa njëri u pa duke bërë sërf me balonë të shtunën.

Të dielën, dy bura u panë tek bënin gara me biçikleta dhe të veshur me veshje të posaçme çiklizmi, pavarësisht erërave që arrinin 160 kilometra në orë dhe shirave të rrëmbyer.

Miami Beach “prodhoi” gjithashtu edhe një tip që deklaroi se do të lidhej pas një shtylle në rrugë, ndërkohë që stuhia e kategorisë 3 godiste qytetin.

Dhe në Martin County, dy njerëz që as nuk dinin si të notonin, dolën me varkat e tyre të lundrimit, në momentet kur stuhia po godiste.

Rrallëherë ndodh që një zonë e caktuar të prodhojë një numër mbresëlënësh idiotësh, në momente fatkeqësish natyrore.

Exit mobile version