Një shtetas belg me origjinë marokene, aktualisht duke luftuar në Siri është identifiluar nga hetuesit si njëri nga komplotistët kryesorë të sulmeve në Paris dhe Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Oussama Atar, 32 vjeçar i dyshuar për sulmet e Brukselit njëkohësisht i dyshuar si pjesëtar i DEASH-it, së fundmi lidhet edhe me sulmet e Parisit, shkruan në edicionin e së martës e përditshmja franceze Le Monde, duke cituar burime të afërta me hetuesinë.
Nofka e tij është “Abu Ahmed”, thuhet në hetimin francez dhe belg për sulmet.