Ideja e ‘çmendur’ – Premierliga mund të zhvendoset në Kinë

Një klub i Premierligës raportohet se ka parashtruar idenë ekstreme të përfundimi të sezonit aktual në Kinë.

Premierliga është në mesin e shumë ligave të Evropës që ka pezulluar kampionatin shkaku i koronavirusit.

Drejtuesit e kësaj lige janë duke u përgatitur që të premten pasdite të mbajnë një video-konferencë, por ka shqetësime se autoritetet e futbollit nuk do të jenë në gjendje të formojnë një plan për të shpëtuar sezonin.

Sipas The Athletic, pasi Premierliga po kërkon dëshpërimisht mënyra për të përfunduar sezonin, një klub ka sugjeruar të shikohet mundësia e kompletimit të tij në Kinën e largët, përcjell lajmi.net.

Kjo ide bazohet në rrethanat e reja të krijuara në Kinë pas koronavirusit, vend ky që pothuajse ka kaluar këtë virus, i cili u shfaq në Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar.