Ide fantastike, në Itali titulli i kampionit të shkojë për mjekët dhe infermierët

Të flitet për sport në këto momente është shumë e vështirë në çdo vend të botës aq më tepër në Itali ku lufta me koroavirusin në javët e fundit është ashpërsuar akoma më shumë. 

Numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 10 mijë dhe për të vlerësuar mjekët dhe infermierët të cilët janë heronjtë e vërtetë të kësaj lufte një propozim unik.

Të anulohet kampionati dhe titulli kampion t’i dorëzohet presidentit të Republikës Sergio Matarella në mënyrë që ky i fundit t’ua japë mjekëve dhe infermierëve, shkruan indeksonline.

Kjo është ideja e një prej presidentëve të klubeve që militojnë në Serie A1 në volejbollin e femrave. 

Qëllimi i këtij propozimi është vlerësimi i sforcos së mjekëve dhe të gjithë personave që në këtë periudhë po luftojnë me koronavirus, një propozim që në dukje nuk do të sillte asnjë pakënaqësi.

Pritet që kjo ide fisnike të hidhet në diskutim më 31 mars ku 11 klubet do të mblidhen për të diskutuar se çfarë do të bëjnë në të ardhmen.