Zlatan Ibrahimovic e ka quajtur Milanin shtëpi të veten, pak pasi mbërriti në Milano për të nënshkruar kontratë me kuqezinjtë.
Sulmuesi 38-vjeçar është pajtuar të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, nga e cila do t’i fitojë 7 milionë euro. Ai u kthye në Milan në janar si lojtar i lirë nga LA Galaxy.
Ibrahimovic mbërriti në Milano të shtunën në mbrëmje.
“Kam dashur të kthehem në shtëpi. Tani mund ta fillojmë të punojmë për të korrur rezultateve edhe më të mira”, tha Ibrahimovic për faqen zyrtare të klubit.
“Gjithmonë kam thënë, nuk jam këtu për të qenë nuskë, por për të sjellë rezultate, për ta kthyer Milanin aty ku e ka vendin”, shtoi ai.
Suedezi do ta bëjë testin për Covid-19 dhe do të vetizolohet në shtëpi para se t’iu bashkohet shokëve të skuadrës për stërvitje.
Ai i shënoi 10 gola në 18 ndeshje në Serie A për kuqezinjtë sezonin e kaluar.