Ibrahimovic gjunjëzon Interin dhe vesh qytetin “Kuq e Zi”

Zlatan Ibrahimovic është heroi i ‘Derby della Madonnina’.

Milan ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 në përballjen kundër Inter, shkruan lajmi.net.

Derbi i qytetit të Milanos u vendos nga Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi dy gola.

Fillimisht, Ibra shënoi në minutën e 12’, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shfrytëzuar topin e kthyer nga Handanovic.

I njëjti lojtar doli në skenë edhe katër minuta më vonë, duke shfrytëzuar harkimin e Rafael Leao për të çuar topin në rrjetë për 2:0.

Inter ktheu shpresat në minutën e 28’, kur Romelu Lukaku shënoi për 2:1.

‘Zikaltrit’ rrezikuan edhe disa herë të tjera, por fati nuk ishte me ta në këtë takim.

Duhet përmendur edhe faktin se VAR i anuloi një penallti skuadrës së Inter, duke qenë një pikë vendimtare në këtë takim.

Me fitoren e sontme, Milan shkon tashmë në maksimumin e pikëve pas katër ndeshjeve (12), kurse Inter mbetet me shtatë pikë të grumbulluara.