Zlatan Ibrahimovic pritet të kthehet te Manchester United, brenda 24 orëve të ardhme dhe do të fillojë stërvitjet.
Suedezi është ende jashtë fushave shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në gju gjatë kohës sa luante te kjo skuadër.
Edhe pse 35 vjeçar ai e ka kaluar lëndimin më herët se që është pritur.
Një burim i The Sun brenda klubit anglez ka treguar për kthimin e lojtarit në Old Trafford.
“Zlatan do të kthehet dhe do ta fillojë punën që të kthehet nga lëndimi pas operimit në gju. Atij i është thënë se duhet ta ulë paksa rimtin, por ai nuk është ashtu, ai është i vendosur”.
“Të gjithë janë të lumtur me progresin e tij, por duhet ta gjej momentin e tij mes rehabilitimit dhe kohës kur kthehet”.
“Është e sigurt se ai do të kthehet në klub dhe do të nënshkruajë kontratë me klubin”, ka thënë burimi i The Sun.