Ballina Lajmet Shqipëri A ia kaloi Elvis Naçi Edi Ramës me shikueshmëri?

A ia kaloi Elvis Naçi Edi Ramës me shikueshmëri?

I ftuar në Opinion Tv Klan, teologu Elvis Naçi shpërndau emisionin live në faqen e tij zyrtare në facebook. Mes debateve të ashpëra madje disa prej tyre kaluan ofenduese në drejtim të hoxhes u vu re një model i një muslimani të kulturuar dhe me etike, i cili ofendimin e ktheu ne falje dhe tolerancë.

Kjo ishte një ndër momentet kryesore të diskutimit që Shqiptarët e pritën me dashamirësi. Të shumta ishin reagimet nga mbarë Shqiptarët se ky model duhet ndjekur nga të gjithë. Vlen të theksohet se u dallua qartë një reagim dhe interes i madh nga e gjithë Shqiptaria për t’u bërë pjesë e emisionit gjë e cila solli rritjen e audiencës.

Afërsisht ishin rreth mbi 14.7k njerëz onlinë që po ndiqnin emisionin nga faqja e hoxhe Elvis Naçit. Një numër të tillë audience e ka pasur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare i ftuar në një emision televiziv. Njëkohesisht edhe numri i komenteve ishte shumë i lartë duke kaluar 7 mijë komente.

I karakterizuar nga modestia e një muslimani, teologu Elvis Naçi shprehu dëshirën e madhe që të gjithë si Shqiptarë, të jemi në ndihmese të njëri-tjetrit duke larguar urrejtjen.

Exit mobile version