Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (IA) ka kritikuar Greqinë për shkeljet ndaj azilkërkuesve.
Raporti i fundit i kësaj organizate përmban kritika të rënda kundër Greqisë dhe Agjencisë “IA” dhe “HRW” kritikojnëEvropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm, Frontex.
Në raport shkeljet ndaj azilkërkuesve vlerësohen si shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Greqisë.
Raporti “Greqi: Dhuna, gënjeshtra dhe prapësimi” përfshin zbatimet e policisë kufitare greke në rajonin e lumit Meriç nga qershori deri në dhjetor të vitit 2020. Aty bëhet e ditur se shkeljet e të drejtave të njeriut janë kthyer në “rutinë”.
Refugjatët e intervistuar shpjegojnë se ata janë dhunuar dhe afërsisht 1.000 njerëz janë ndikuar nga zbatimet e paligjshme.
Raporti thekson se forcat greke të sigurisë i prapësojnë në mënyrë të paligjshme azilkërkuesit nga toka dhe deti, madje pa marrë parasysh kërkesat e tyre për azil.
Madje edhe azilkërkuesit e kapur 700 kilometra larg kufirit dërgohen në Turqi.
Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë ka kritikuar edhe Agjencinë Evropiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit Operacional në Kufijtë e Jashtëm për mos përmbushje të detyrës për të ndaluar shkeljet ndaj të drejtave të njeriut dhe kanë kërkuar prezencën në Greqi.
Ndërkaq edhe Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch HRW) reagoi ndaj Frontex.
Organizata akuzoi Frontex për dështim në mbrojtjen e emigrantëve dhe për të frenuar abuzimet ndaj të drejtave të njeriut jashtë kufijve të Unionit në shumë vende.
Zyrtarët e agjencisë u thirrën për të marrë përgjegjësinë që u takon. /trt