Ballina Artikuj I verbër është ai që ka dualizëm mes adhurimit, moralit dhe sjelljes…

I verbër është ai që ka dualizëm mes adhurimit, moralit dhe sjelljes…

Dr. Salahudin Keftaro

Tregohet që në një xhami u mburrën besimtarët me numrin e madh të frekuentuesve në namaze.
I thanë imamit: Shiko sa i madh është numri i besimtarëve që falen ne xhami.
Imami u përgjigj: Nuk po shoh ndonjë.
Nga përgjigja suprizë e imamit dikush iu kthye me ashpërsi. A je i verbër?!
Imami iu përgjigj.
I verbër është ai që është drejtuar nga Kibleja dhe i ka kthyer shpinën jetimëve dhe të varfërve..
I verbër është ai që i është përulur Zotit por është mendjemadh para njerëzve.
I verbër është ai që falet në rrjeshtat e parë në xhami por është i fundit mes atyre që ndihmojnë me ushqim të uriturit dhe nuk flasin të vërtetën.
I verbër është ai që jep disa herë sadeka kur i ka mundësitë të jap sadeka gjithmonë.
I verbër është ai që ndalon veten nga të ushqyerit por nuk ndalon atë nga harami.
I verbër është ai që bën tavaf duke lëvizur rreth Qabes por harron që të jetë pranë endacakëve, të varfërve që po vuajnë çdo ditë nga skamja.
I verbër është ai që e lartëson ezanin dhe nuk i ngre në vendin që meritojnë prindërit e tij.
I verbër është ai që këshillon e lutet çdo ditë pastaj zhytet në fyerje dhe përgojim të njerëzve.
I verbër është ai që falet para Zotit por në zemrën e tij fsheh smirë, urrejtje, intriga.
I verbër është ai që ka dualizëm mes adhurimit, moralit dhe sjelljes.
I verbër është ai që falet, agjëron dhe kryen haxhin por përkrah dhe mbështet zullumqarët dhe shpif ndaj njerëzve të thjeshtë.

Autor: Salahudin Keftaro

Exit mobile version