Duke fotografuar dëshmorët palestinezë në një spital për të dokumentuar sulmet e Izraelit në Gaza, një i ri palestinez vërejti se dy nga kufomat i përkasin vëllezërve të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në videon që publikoi në mediat sociale, Mohammed el-Mensi deklaroi se ai pa dy vëllezërit midis dëshmorëve në Spitalin Indonezian në Gaza ndërsa po bënte fotografitë e atyre që humbën jetën në sulmet që Izraeli kreu në Rripin e Gazës.
Duke përshkruar momentin e incidentit dhe dhimbjen që ai përjetoi, Mohammed tha:
“Po bëja fotografi të atyre që ranë dëshmorë dhe u plagosën në sulmin e Izraelit në Spitalin Indonezian. Pastaj pashë që dy vëllezërit e mi kishin rënë dëshmorë. Unë po dokumentoja masakrat e hebrenjve, por mësova se vëllezërit e mi u martirizuan. Ahmedi dhe Jusufi u martirizuan. Zoti i mëshiroftë, lutuni për ta”.
Të paktën 139 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji, përfshirë dhjetëra fëmijë dhe gra. /aa