Temperaturat arrijnë vlera rekord
Europa Perëndimore është goditur nga vala e të nxehtit afrikan. Me temperatura që kalojnë mbi 40 gradë Celsius po përballet Spanja e cila po përjeton të nxehtin më ekstrem në 4 dekadat e fundit.
Zjarrfikësit po luftojnë edhe me flakët atje për shkak të thatësirave. Edhe qytetarët e Francës dhe Italisë Veriore po përballen me temperatura ekstreme.
Këtë të premte Britania e Madhe u përball me ditën më të nxehtë të vitit, ku temperaturat shënuan 34 gradë Celsius në disa qytete.
Të shumtë ishin ata britanikë që në këtë situatë iu drejtuan plazheve. Europa Perëndimore pritet të përballet me një të nxehtë ekstrem gjatë fundjavës si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Afrika. /tvklan