I nominuari i Trumpit për në FBI kundërshton mëshirën për ata që sulmuan policinë më 6 janar

Kash Patel

I nominuari i presidentit Donald Trump për drejtor të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Kash Patel, para ligjvënësve gjatë seancës së konfirmimit ka deklaruar se ai kundërshton faljet për ata që kryen dhunë kundër zbatimit të ligjit gjatë trazirave të 6 janarit në Kapitol, transmeton Anadolu.

“Gjithmonë kam refuzuar çdo dhunë kundër zbatimit të ligjit. Nuk jam dakord me zbutjen e asnjë dënimi të ndonjë individi që ka ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit”, tha Patel.

Komentet e tij janë në kundërshtim me vendimin e presidentit Trump për të dhënë rreth 1.500 falje në lidhje me trazirat e 6 janarit, duke përfshirë disa të dënuar për sulm ndaj oficerëve të policisë.

Patel, një aleat prej kohësh i presidentit Trump, u distancua nga faljet, por nuk pranoi të komentojë për ndonjë rast, duke deklaruar se aspak nuk i ka shqyrtuar.

I pyetur për përfshirjen e tij në përgatitjen e këngës “Drejtësi për të gjithë”një këngë nga e cila përfituan familjet e rebelëve të burgosur, Patel tha se nuk ishte në dijeni të individëve specifik të përfshirë.

Patel gjithashtu u përpoq të sigurojë ligjvënësit se, nëse konfirmohet emërimi i tij, ai do të mbështesë pavarësinë e FBI-së dhe do të shmangë hetimet e motivuara politikisht.

“Nuk do të ketë politizim në FBI. Nuk do të ketë veprime ndëshkuese të ndërmarra nga FBI-ja nëse un konfirmohem si drejtor i FBI-së”, tha Patel në përgjigje të shqetësimeve të senatorit demokrat Chris Coons nga shteti Dalaware.

Patel gjithashtu shmangi pyetjet nëse ai do të kërkojë akuza kundër paraardhësit të tij, Christopher Wray, në vend të kësaj duke theksuar se fokusi i tij do të jetë në adresimin e krimit të dhunshëm dhe kërcënimeve të sigurisë kombëtare.

“Ka mjaft krime të dhunshme në këtë vend dhe mjaft kërcënime të sigurisë kombëtare për këtë vend, saqë FBI do të jetë e zënë duke ecur përpara me parandalimin e 100 mijë mbidozave, 100 mijë përdhunimeve dhe 17 mijë vrasjeve”, u përgjigj Patel.