Në stacionin e autobusit ishte ulur një i moshuar dhe një zonjë shtatzënë të cilët e prisnin ardhjen e tij.
I moshuari e shikonte me kureshtje barkun e fryrë të zonjës dhe e pyeti: “Në cilin muaj je tani?”
Gruaja ishte e shpërqendruar dhe në fytyrën e saj të pikëlluar vërehej shqetësimi sa që në fillim nuk shfaqi ndonjë interesim për pyetjen e plakut, por pas një çasti u përgjigj: Unë jam në javën e njëzet e tretë!
A është kjo shtatzënia jote e parë? – vazhdoi i moshuari.
Duke e lëvizur kokën tha: Po!
S’ke nevojë të shqetësohesh, e as të frikësohesh, çdo gjë do të kaloj siç është më së miri dhasht Zoti – tha plaku duke u munduar ta qetësoj.
Zonja e vendosi dorën mbi barkun e saj, duke u munduar t’i mbaj lotët tha: Amin, me të vërtetë e shpresoj këtë gjë!
I moshuar vazhdoi: ndodh që njeriut i ekzagjerohen ndjenjat e shqetësimit e preokupimit për gjëra që nuk e meritojnë gjithë këtë mund.
Zonja me buzë të dridhur i tha: Ndoshta!
I moshuari filloi të interesohej më shumë: Siç duket po kaloni në një kohë tepër të vështirë, pse se keni burrin tuaj pranë vetes?
– Më ka braktisur qe katër muaj
– por përse?
– Çështja është pak e komplikuar.
– Po ç’është me familjen tënde? Të afërmit e tu? Shoqëria jote? A askënd nuk e ke?- i brengosur pyeste i moshuari
Mori frymë thellë dhe tha: Jetoj vetëm me babain tim i cili është i sëmurë!
– E kuptova…. por a të mbështet e përkrah ende ashtu siç kur ke qenë e vogël?
Filluan lotët t’i rrjedhin dhe tha: Po ai orvatet edhe më shumë se kaq!
– Po prej çka vuan?
Duke u munduar t’i fshij lotët tha: Vetëm nuk mundet ta kujtoj se kush jam unë!
Plaku sikur mundohej të kujtonte diçka, në ato momente erdhi autobusi, zonja u ngrit pak me vështirësi në këmbë iu afrua të moshuarit e kapi lehtë për dore dhe i tha me butësi:
Eja Babush, se autobusi nuk na pret!
I moshuari: Më falni por unë juve nuk ju njoh!
Zonja në mes lotësh buzëqeshi dhe tha: E di babushi im, mjafton që unë ty të njoh!
Urtësi:
Dashuria e sinqertë është kur dhuron edhe nëse fare nuk pranon, e kjo shfaqet më së shumti tek prindërit kur kujdesen për fëmijët e vegjël, dhe tek fëmijët kur kujdesen për prindërit e tyre të moshuar!
Nga Dr. Rijad Imeri