I han hakun punëtorit, pastaj jep sadaka dhe i duket vetja bamirës..!

Shejkh Muhamed el-Gazali (Allahu e mëshiroftë)

“Ndoshta mund të shohim pasanikun (biznesmenin) të paguajë punëtorin me 20 lira, ndërkohë që haku i mundit të tij është 50 lira.
Pastaj, pasi të ketë mbajtur për vete 30 lirat e tjera, jep sadaka disa lira të pakta për fukarenjtë dhe të vobektit, dhe me këtë dhurim i duket vetja se ai është njeri bamirës, që ka kënaqur Allahun dhe ka kënaqur njerëzit!
Pjesa më e madhe e të pasurve e kanë shumëfishuar pasurinë e tyre në këtë mënyrë..!
E, ne nuk e konsiderojmë këtë, veçse formë e ngrënies së pasurisë së njerëzve pa të drejtë!”
______________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “Të drejtat e njeriut, mes mësimeve të Islamit dhe reklamimeve të Kombeve të Bashkuara”

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja