Albion Rrahmani është lojtari parë i konfirmuar që është ftuar nga trajneri i Kosovës, Franco Foda për dy ndeshjet e radhës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Rrahmanit, FC Rapid.
Albion Rrahmani është thirrur në kombëtaren e Kosovës, për herë të parë pas lëndimit që pësoi në ndeshje me Andorrën.
Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore me Armeninë (22 mars) dhe Hungarinë (26 mars).