I dukshëm për 2 minuta, eklipsi i plotë diellor i vitit 2024 do të sjellë një spektakël në qiell

Eklipsi i plotë diellor që do të ndodh më 8 prill të këtij viti, po pritet me gjithë zell nga shumë astronom dhe pasionantë të universit.

Çfarë e bën kaq unike këtë eklips diellor?

Sipas NASA-s, kjo ngjarje do të jetë ndryshe nga eklipset e kaluara. Shkencëtarët thonë se korona e diellit (shtresa e jashtme më atmosferike) do të jetë më e dukshme se eklipsi në 2017-n, për shkak të aktivitetit të shtuar të diellit në kohën e ngjarjes. Eklipsi i vitit 2024, do të jetë i dukshëm për gati dy minuta, më shumë se ai i vitit 2017.

Megjithatë, ajo u shpreh se ka edhe arsye të tjera pse ky event astronomik do të jetë i veçantë: “Shpresoj të shoh një koronë diellore që do të jetë e madhe, dinamike, me rryma, prerje diellore dhe një kromosferë të ndezur. Gjithashtu, ekziston një shans i vogël që një kometë të jetë e dukshme me dylbi. Mund të jetë larg Diellit të eklipsuar, por mund të jetë e dukshme“.

Pas këtij eklipsi të plotë diellor, njerëzit nuk do të mund të shohin një tjetër deri në vitin 2044, duke e bërë këtë edhe më tërheqës, shton Polly White.

Edhe njerëzit që jetojnë diku tjetër do të jenë në gjendje ta shohin eklipsin në njëfarë forme.

“Në prill, 99 për qind e njerëzve që banojnë në Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të shohin eklipsin e pjesshëm ose të plotë nga vendi ku jetojnë. Çdo shtet i afërt i SHBA-së, plus pjesë të Alaskës dhe Havait, do të përjetojnë të paktën një eklips të pjesshëm diellor”, tha NASA.